Xhaçka: Akuzat ndaj meje, shpifje! Bashkëshorti im, sipërmarrës që para se të bëhej deputet
Ish-ministrja e Jashtme, njëherësh deputetja socialiste Olta Xhaçka ka deklruar nga foltorja e Kuvendit se akuzat e bëra ndaj saj nuk janë asgjë tjetër veçse shpifje nga opozita. Ajo deklaroi se për mandatin e saj të deputetes, duhet të vendosin kolegët, pasi ajo vetë nuk do e dorëzoj mandatin.
“U bë një kohë e gjatë shpifje, që emri im lidhet me paligjshmëri dhe abuzim me mandatin e deputetes.
Prej kohësh zhvillohet prej meje gjyqe prokurorësh dhe gjykatësish pa licensë drejtësie, pro me licensë lirie për të dënuar e qëlluar me fuqi urrejtje dhe bindjes së verbër se ku ka zë, patjetër ka një gjë. Ku ka një ministër patjetër ka dhe një aferë, për ti marrë fytyrën tjetrit, për t’i shkatërruar reputacionit në publik.
Jam menduar të rri në këtë detyrë apo të ik, të dorëzoj mandatin dhe të shpëtoj nga ky linçim ku faktet janë orekse politike, gjykimet mbi të vërtetën e një njeriu janë paragjykime mbi ngjyrën politike. Jam menduar ku kam gabuar: as kam ushtruar influencën time për të përfituar asgjë nga ato që janë bërë fakte; as nuk kam përfituar sepse janë shpifje”, tha Xhaçka.
Deputetja sqaroi edhe akuzat që bëhen kundrejt saj dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist Artan Gaçi, duke i mohuar kategorikisht.
Ajo sqaroi se bashkëshorti i saj ka qenë sipërmarrës që para se të zgjidhej deputet dhe iu rikthye punës së tij private pasi la mandatin e deputetit. Xhaçka u shpreh se nuk iu është dhënë as asaj, as bashkëshortit të saj asnjë status ekskluziv.
“Që në janar 2023 çështja ime u shqyrtua nga Kushtetuesja për më shumë se 8 orë. Vendosi të pushojë këtë çështje absurde. Kjo zallamahi ka shkak vetëm 1 nga 1500 lejet e dhëna për përdorimin e plazhit nga subjekte turistike që operojnë në bregdet nga Velipoja në Ksamil. Flitet për investime falë favoreve qeveritare, për statuse të veçanta personale, por në fakt e gjitha është leje për përdorim plazhi nga një sipërmarrje private, pjesë e së cilës është dhe bashkëshorti im, i cili është sipërmarrës përpara se të bëhej deputet dhe u rikthye në punën private pasi u largua nga puna e deputetit si rezultat i faktit se u njohëm dhe u lidhëm bashkërisht dhe s’mund të vazhdonim të dy këtë angazhim. As unë, as ne, as bashkëshorti im, as nga shteti nuk është dhënë asnjë status ekskluziv, por ligjor si dhjetëra sipërmarrjeve të tjera”, tha ajo.
Në seancën e sotme (11 prill), Kuvendi do të vendosë mbi mandatin e Olta Xhaçkës si deputete. Çështja e mandatit të Xhaçkës u shtrua si objekt diskutimi, me kërkesë të deputetëve opozitarë pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaci u shpall investitor strategjik nga qeveria.