6eb02c3d193d4802a712c2e81ae37f81
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut i nominuari për kryeministër të këtij shteti, Talat Xhaferi ka thënë se pret që Kuvendi ta votojë për kryeministër dhe në këtë mënyrë të zbatohet marrëveshja mes partive politike që 100 ditshi i fundit i qeverisjes para zgjedhjeve në vend t`i takoj faktorit politik shqiptar.
Në një intervistë për RTK-në, Xhaferi tha se me këtë është thyer tabuja e politikave etnike në Maqedoni dhe se është e mundur që shqiptarët një ditë ta kenë edhe postin e presidentit.
“Nën përkujdesje të faktorit ndërkombëtar është monitoruar marrëveshja e Prozhinos e cila u transformua në ndryshime ligjore dhe u sanksionua me ligjin për qeverinë e cila parasheh së që nga zgjedhjet e 2016 qofshin ato të parakohshme apo të rregullta, 100 ditë para zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike. Pra besoj shumë që ky vendim të votohet në kuvend, sepse është vendim ligjor”, tha Xhaferi.
Tutje, sipas tij, kjo do të bëhet që të mund shkohet në zgjedhjet e rregullta.
Duke folur rreth mundësisë së kundërshtimit të partive të tjera në Maqedoni që të votohet, ai si kryeministër, Xhaferi thotë se nuk beson që do të dilet nga korniza ligjore, sepse zgjedhjet janë të rregullta.
“Shumica aktuale qeverisëse nuk ka problem me numrat kështu që besoj që edhe kjo do të kryhet. Në këtë kontekst nuk mund të bllokohet procesi dhe zbatimi i normave ligjore”, tha Xhaferi.
Ai foli edhe për prioritetet e tij si kryeministër i qeverisë teknike dhe për vizitën e parë në Prishtinë e Tiranë.
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
This website uses cookies.