Categories: LajmePolitikëRajoni

Xhaferi: Zgjedhja ime si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, një realitet që ndodh në kohën e duhur

Talat Xhaferi do të bëhet këtë të diel (28 janar) kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, ndërsa për emërimin e tij në këtë post thotë se është bërë në kohën e duhur. Në një intervistë për “Klan Kosova” ai ka deklaruar se më parë  ka qenë një tabu të flitej që shqiptarët të jenë në krye të institucioneve, por tashmë, kjo është një realitet.

Mendoj se është në kohë dhe nuk është e vonuar, për faktin që aspektet procedurale dhe formale i përcakton Ligji për Qeverinë. Që përcakton se 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve duhet të ketë qeveri teknike, e cila ka për prioritet organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, dhe jo vetëm aspektet e kompetencave qeveritare dhe të funksionimit të institucioneve. Besoj se është në kohën e duhur dhe në momentin e duhur.

“Kontekstet kohoret në kontekst politik mund të themi se janë edhe të vonuara, por edhe në kohë. Për aspektet politik dhe shoqërore, aspekti kohë nuk ngërthen me orë me ditë, është çështje e proceseve që vijojnë dhe paraprijnë dhe që pasojnë, kështu që është çështje e politikbërjes që planifikimet bëhen afatshkurta dhe afatgjata, mendoj se është në kohën e duhur komfor rrethanave. Por nëse e shohim në kontekst të ngushtë mund të thuhet se është e vonuar, nëse dikur ka qenë tabu, tani është realitet që ndodh i ri dhe është koha e duhur mendoj”, ka thënë Xhaferi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet të votojë sot Qeverinë teknike e cila do të drejtohet nga ish-kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

13 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

15 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

16 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

This website uses cookies.