Xhaka: Duhet ta pranojmë, komplimente Atalantës

Mesfushori i Leverkusenit, Granit Xhaka ka folur për finalen e humbur përballë Atalantës në Dublin me rezultatin 3-0.

“Është zhgënjim që nuk funksionoi në finale. Ne dukeshim kaq mirë deri në këtë moment dhe fakti që nuk arritëm të bënim në këtë finale atë që zakonisht bëjmë aq mirë, është pjesë e kësaj loje, duhet ta pranojmë”.

“Sinqerisht, ne nuk ishim të interesuar për rekordin e pamposhtur. Ne nuk u interesuam për këtë që në fillim. Ka të bëjë me lojën dhe për fat të keq ne humbëm një finale sot. Ky është futbolli. Ne e thamë dhe dje se do të ishte një lojë e vështirë. Komplimente për Atalantën”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.