Xhaka: Festa e Gjermanisë tregon forcën e Zvicrës
Zvicra po përgatitet të përballet me Italinë në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të finales të këtij Europiani, të planifikuar për të shtunën në orën 18:00.
Mesfushori zviceran, Granit Xhaka nuk dëshiron që të flitet për atmosferë negative, edhe pse goli i shënuar nga Fullkrug në ndeshjen e fundit në grup kundër Gjermanisë ka ulur pak moralin.
“Sinqerisht mendoj se Zvicra ka fituar më shumë respekt falë ndeshjes ndaj Gjermanisë. Mendoj që festimi i çmendur i gjermanëve për golin e barazimit e tregon këtë”, ka thënë Xhaka.
Edhe pse nuk u arrit vendi i parë, Xhaka shprehet se është plotësisht i kënaqur: “Ne e mbyllim grupin të pamposhtur dhe me një ndeshje që nxori në pah të gjithë karakterin tonë. Ndaj Skocisë, kur ishim në disavantazh, reaguam në mënyrë të shkëlqyer. Në Frankfurt, , ne pamë gjithashtu urinë e madhe të ekipit, le të shohim se ku ishim 6 muaj më parë, sot shoh një ekip me një mentalitet krejtësisht të ndryshëm dhe me vullnet të jashtëzakonshëm.