Granit Xhaka është gati të përjetojë një ndeshje të veçantë. Me Zvicrën e tij do të përballet me Gjermaninë, vendin ku shpërtheu, ku më pas u kthye dhe këtë sezon doli kampion me Bayer Leverkusen.
Pasnesër do të jetë ndeshja e madhe mes zviceranëve dhe gjermanëve dhe Xhaka është shprehur kështu: “Patjetër që kemi respekt për gjermanët, por nuk do të kemi aq respekt sa skocezët në ndeshjen debutuese, të cilët ia dhanë topin Gjermanisë. Ne jemi të lumtur, jemi të karikuar dhe duam ta fitojmë ndeshjen.
Nuk mendoj se tashmë mund ta konsiderojmë veten të kualifikuar. Edhe ndaj skocezëve, pasi shkuam prapa në rezultat, reaguam mirë. Krijuam mundësitë më të mira dhe ishim solidë në mbrojtje”, përfundon numri 10 i kombëtares zvicerane.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.