Xhaka nuk përmbahet: Është e pabesueshme

Leverkusen në finale të Europa League, e pret Atalanta. Skuadra gjermane, edhe njëherë tregoi se është e pathyeshme. Kur dukej se humbja ishte e pashmangshme, bëri atë që dukej e pamundur, aq më tepër përballë një skuadre si Roma, duke vendosur barazpeshën 2-2. Një nga pikat më të rëndësishme të skuadrës kampione të Gjermanisë është edhe Granit Xhaka, i cili ka folur pas ndeshjes.

“Ne as nuk e dimë se si kemi rënë 0-2. Mendoj se kemi pasur raste të qarta, veçanërisht në pjesën e parë, para se të shënonim golin e parë. Gjithashtu, kishim shanse të pastra edhe në pjesën e dytë. Për fat të keq, fati nuk është gjithmonë aty në futboll dhe më pas e pëson, por të rikthehesh kundër një ekipi me kaq shumë përvojë dhe, mbi të gjitha, të mos humbasësh sërish, është arritje. Kjo vendosmëri për të ecur përpara është e pabesueshme”.

Të gjithë ëndërrojnë për një atmosferë të tillë. Ëndërrojnë ndeshje të tilla. Të gjithë dëshirojnë të jenë në këto ndeshje dhe pastaj kur barazon pak para fundit dhe shkon në finale, është e pabesueshme. Patjetër që do e shijojmë këtë mbrëmje”.

“Ne patjetër do të shkojmë në finale për të fituar. Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë. Atalanta është një tjetër ekip italian që është brutalisht i mirë taktikisht, por ne do të japim gjithçka për t’i sjellë titullin Leverkusenit”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.