ef3ffbbe58374d2b92883b52e3c2e4f3
Granit Xhaka po kalon një rini të dytë dhe ky fakt pasqyrohet jo vetëm nga rendimenti me Leverkusenin, por edhe nga vlerësimet individuale.
Mbrëmjen e kaluar Granit Xhaka është vlerësuar edhe një herë si “Lojtari i vitit” i Zvicrës. Për mesfushorin kjo nuk është hera e parë që nderohet me këtë çmim pasi e ka fituar edhe dy herë të tjera (2017 dhe 2023).
Vitin e kaluar Xhaka ka regjistruar 121 paraqitje me Zvicrën duke u kthyer në lojtarin me më shumë prezenca. Rivali i tij i madh për këtë çmim në këtë sezon ishte Manuel Akanzhi. Mbrojtësi i Mançester Sitit vitin e kaluar luajti në nvel të lartë madje edhe fitoi Champions-in me ekipin e tij.
“Pa mbështetjen e gruas sime, e cila më mbështet shumë së bashku me dy fëmijët tanë, kjo nuk do të ishte e mundur”, tha Xhaka pas çmimit të tij. Kapiteni i Zvicrës njihet për lidershipin e tij të fortë dhe diçka të tillë e tregoi edhe mesazhi i regjistruar në një video nga Akanzhi, i cili e uroi për çmimin.
Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…
“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…
Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…
Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
This website uses cookies.