Categories: LajmeSport

Xhaka sulmon Arsenalin: Nuk më respektuan

Këtë verë Granit Xhaka u largua nga Arsenali, klub me të cilin u aktivizua për 7 sezone në kampionatin anglez. Mesfushori zviceran, me origjinë shqiptare, u kthye në Bundesligë, duke iu bashkuar projektit të teknikut Xabi Alonso, që për momentin po dominon Bundesligën.

Por duket se marrëdhënia mes lojtarit dhe “topçinjve” nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe 6 muaj pas largimit të tij nga Premier League, Xhaka ka folur për raportin me klubin në një intervistë për “The Atlethic”.

“Arsenali tregoi mungesë respekti ndaj meje edhe kur isha kapiten i skuadrës. Ishte e qartë që klubi donte të lirohej nga unë. Të gjithë përveç Artetës kërkonin këtë gjë. Kisha vendosur të largohesha nga klubi me zemër dhe shpirt, por ishte Mikel ai që më tha që donte që unë të qëndroja”, ka thënë mes të tjerash Xhaka.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

1 hour ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

1 hour ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

1 hour ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

1 hour ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

3 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

4 hours ago

This website uses cookies.