“Xhamadani”, kënga që bashkon shqiptarët/Kompozitori Zef Çoba: Të drejtat autoriale të këngës nuk respektohen

xhamadani
“Xhamadani vija-vija” mbetet një ndër krijimet më popullore në vend. Kjo këngë ka marrë trajtën e një “himni shpirtëror” për të gjithë shqiptarët. Ajo këndohet në koncerte të mëdha, në stadiume apo në festa të ndryshme. Kompozitori Zef Çoba i bëri vargjet e poetit Alfred Çapaliku të jehonin gjithandej. Kënga ka marrë një përhapje aq të gjerë sa këndohet edhe në arena ndërkombëtare. Ndonëse zotëron të drejtat autoriale, kompozitori Çoba ndihet i shqetësuar që ato nuk respektohen.Tabani kombëtar është ajo që spikat në çdo krijim të kompozitorit shkodran.Zef Çoba është vazhduesi dinjitoz dhe i respektuar i vlerave dhe kontributeve të shquara të traditës më të mirë muzikore shkodrane dhe shqiptare.