Lajme

Xhesika Polo: Lumturia? Duhet ta gjejmë te vetja. Jam në 100-përqindëshin tim!

2024 ka qenë një vit “modestisht i shkëlqyer” për këngëtaren Xhesika Polo. Këtë e pranoi ajo vetë të enjten në intervistën për “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH 1.

Polo ishte pjesëmarrëse në një “reality show”, për të cilin tha se e rizgjoi në aspektin personal.

Pjesëmarrja në ‘reality show’ ishte një sfidë e madhe, por edhe një rritje e madhe. Unë jam natyrë solitare, edhe pse kam zgjedhur një profesion që të jem në kontakt me shumë njerëz. Të jetoje 84 ditë me 16 individë ishte një sfidë e madhe. E mora si një detoks: dy muaj e gjysmë detoks nga jeta urbane, kaosi i përditshëm. Kur dola nuk doja të prekja cigare me dorë,” u shpreh këngëtarja.

Gati tre muaj e ndarë nga jeta virtuale dhe artistike, Polo tha se e mbyllur arriti të rrëfejë anën njerëzore, por edhe temperamentin e saj luftarak. Komentet pas daljes nuk e ndrydhën.

Ne jemi pak shoqëri ksenofobe, kemi siklete, tendencën për të paragjykuar. Flokët, fytyra… këto komente nuk më prekin fare.

Ne e kërkojmë lumturinë në çdo vend, por do them një klishe tani: vetja. E kërkojmë lumturinë nëpër gjëra materiale, njerëz, skuta, kujtime, karrierë apo punë, por duhet të ndalemi dhe të kujdesemi për veten. Kur fillova të isha më e qetë dhe e dashur me veten kujtova që këtë vajzën e vogël dhe të madhe nuk e kisha lënë unë rehat, kisha bërë unë zgjedhjet e gabuara që ajo nuk ndodhej në vendin e duhur. Kështu që vetja është e para!

Në aspektin personal besoj se jam në 100-përqindëshin tim,” shtoi artistja.

Polo zbuloi se do të ndërmarrë disa hapa që do të kenë në fokus lumturinë e saj.

Kam vendosur të jem pak më radikale. Nuk dua ta kthej në rutinë punën time. Sigurisht që do bëj një këngë. Do bëj një bashkëpunim me një djalë, me një burrë tek të dyzetat,” e përfundoi ajo intervistën duke qeshur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

15 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

15 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

16 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

16 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

16 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

16 hours ago

This website uses cookies.