Xhixho: Arsimi sot, më i rrënuar se kurrë

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u shpreh në një deklaratë për mediet se, “arsimi sot është më i rrënuar se kurrë”.

“Shpopullimi i ka zbrazur shkollat e sistemit parauniversitar,  këtë vit mungojnë mbi 2 mijë nxënës në bankat e shkollës”, u shpreh ajo.

“Sikur të mos mjaftonte sistemi me 1001 e probleme, shumë larg edhe standardeve të rajonit, e sikur të mos mjaftonin pamundësitë financiare të prindërve,  prej vitesh të rinjve shqiptarë droga u serviret në mjediset e shkollës”, theksoi Xhixho

“Ka disa ditë që në media raportohet arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të drogës në afërsi të shkollave të vendit. Por, pyetja që shtrohet sot nga të gjithë është: Kush e shkaktoi këtë situatë alarmante në mjediset arsimore shqiptare? Operacioni që po propagandohet me bujë si sukses nuk është gjë tjetër veçse tregues i dështimit spektakolar të mekanizmave parandalues që duhej të garantonin sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë në institucionet arsimore të gjithë vendit”, tha ajo.

“Tregu i drogës në shkolla nuk u krijua brenda natës, por është mbi të gjitha pasojë e kësaj qeverie që jo vetëm nuk e dekurajoi, por frymëzoi bandat e drogës në vend. Policimi në komunitet ka dështuar! Kjo qeveri ka përgjegjësinë kryesore për këtë situatë ulëritëse për të rinjtë tanë. Rezultatet e aksionit që Policia e Shtetit na tregon çdo ditë janë thjesht numra provizorë”, tha Xhixho.

Nënkryetarja e LSI u shpreh se, “nëse vërtetë kjo maxhorancë do e kishte të vërtetë luftën me drogën, të marrë një vendim sot, të tërheqë urgjentisht ligjin për kanabisin, si një kërcënim madhor për mijëra fëmijë e të rinj në mbarë vendin”.

“Siç ndodhi me lojërat e fatit, të cilat kjo qeveri po i rikthen sërish bashkë me plagët sociale që ato hapin.

Ata pak të rinj që kanë mbetur në vend janë sot të sfiduar nga qeveria e vet. Pasojat sociale të drogës dhe lojërave të fatit do të jenë katastrofike. Dëmet e që ato shkaktojnë te të rinjtë janë në pjesën më të madhe të parikuperueshme”, tha Xhixho.

Ndaj, theksoi ajo, “duhet te veprohet sot, dhe pse shume vone, duke i anuluar këto dy ligje! Është urgjente që e ardhmja e brezit të ri dhe siguria e tyre të jete prioriteti ynë numër 1”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Emisioni “Emocionet e pasndeshjes”/Të ftuarit analizojnë sfidën Vllaznia-Teuta

Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…

2 hours ago

Vllaznia fiton në fund ndaj Teutës/Shkodranët marrin provizorisht vendin e parë me 25 pikë

Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…

2 hours ago

Në kujtim të Zef Dedës/Homazhe në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të komedianit shqiptar

Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…

2 hours ago

Lëvizjet në pikat kufitare/Rreth 6000 persona kanë lëvizur në 24 orë në Muriqan

Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…

2 hours ago

Alergjitë tek moshat e treta/ Duda: Kohët e fundit janë shtuar rastet e reja

Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…

2 hours ago

Rijetëzimi i pazarit të Shkodrës/ Punimet për rikualifikimn e Zdrales po vijojnë

Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…

2 hours ago

This website uses cookies.