Xhixho : Buxheti 2024 do t’i zhysë shqiptarët akoma më thellë në krizë!

Xhixho 1

Xhixho 1

Partia e Lirisë në opozitë, ka shprehur kritikat saj për projektbuxhetin e viti 2024, duke vlerësuar se ai vetëm rrit taksat dhe shpenzimet për PPP dhe nuk ka planifikuar asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë.

Nënkryetarja e kësaj partie Erisa Xhixho, në një dalje për mediat tha se ” maxhoranca ka mbyllur dyert e debatit parlamentar, sepse nuk e do as transparencën, as llogaridhënien e aq më pak demokracinë apo parlamentarizmin”. 

Duke analizuar shifrat e buxhetit 2024 zonja Xhixho tha se rritja e barrës fiskale është karakteristike e këtij buxheti. “Për shkak të dështimit në mbledhjen e të ardhurave, me buxhetin e ri kostoja zhvendoset te qytetarët. Një rritje e taksave në 70 milionë euro parashikohet në buxhetin e vitit 2024” tha ajo duke shtuar se “Kriza e çmimeve është ndier disafish më shumë te shtresat vulnerabël, pensionistët apo studentët, por në buxhetin e PPP-ve dhe klientëve të qeverisë ata janë injoruar tërësisht”.
 
“Në kulmin e krizës së çmimeve, ndihma ekonomike është shkurtuar për 500 familje, ka zero rritje për pagesat e papunësisë dhe zero transparencë për indeksimin e pensioneve. Fondi i sigurimeve shoqërore vijon të mbetet në nivelin qesharak prej 2.1%, ndërsa rritja e parashikuar e pagës krijon diferenca, në vend që të bëhej për të gjithë administratën” tha më tej nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Sipa saj edhe fondet për Ministrinë e Arsimit nuk janë rritur, por përkundrazi në zërat për arsimin parauniversitar dhe universitar dhe kërkimin shkencor kanë pësuar rënie. “Vetëm 2.29% PPB do jetë buxheti i arsimit që është më i ulti në rajon. Kjo është dramatike për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet arsimi sot. Ndërkohë që kjo qeveri premtoi 5% të PPB, që në fakt është minimumi që mund të ketë një buxhet arsimi sipas standardit të BE-së”.

PL shpreh shqetësimin për rritje e shpenzimeve kapitale. “Koncensionet si ai i Rrugës së Arbrit, Porti i Jahteve, Check–up, Sterilizimi, Inceneratori i Tiranës do të vijojnë të financohen nga paratë e shqiptarëve të varfër” tha zonja Xhixho, duke shtuar se “Shpenzimet për koncesionet/PPP me financim buxhetor rriten për gati me 10%, për vitin e ardhshëm ose me 136 milionë euro”. 

Shqetësim zonja Xhisho shprehur edhe për 195 milionë euro që sipas saj do të shkojnë për zbatimin e vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, detyrime që kanë ardhur si pasojë e keqqeverisjes. 

“Fatkeqësisht, ky është buxheti që do t’i zhysë shqiptarët akoma më thellë në krizë, do të nxisë akoma më tej shpopullimin e do të vijojë të mbushë xhepat e klientëve të qeverisë” tha nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.