Xhixho: Pensionistët, kategoria sociale më e diskriminuar

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho reagoi sot në lidhje me rritjen e pensioneve duke e konsideruar rritje me vetëm 25 lekë në ditë.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se pensionistët janë sot kategoria sociale më e diskriminuar, më e përjashtuar dhe më e varfër e shoqërisë.

“Me rritjen vetëm 25 lekë në ditë, qeveria u tall me 791 mijë pensionistët e vendit. Projektbuxheti i vitit 2025 nuk sjell asnjë shpresë për ta. Indeksimi tjetër në tetor 2025 do të jetë lëmosha e radhës, ndërkohë që çmimet dhe kostoja e jetesës rriten përditë”, u shpreh Xhixho.

Sipas saj, taksat e shqiptarëve nuk janë përdorur për të rritur mirëqenien e pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve.

“Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në rajon me një pension mesatar 170 euro, ndërsa në Kosovë është 340 euro, në Malin e Zi është 450 euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 euro dhe në Serbi është 390 euro”, tha Xhixho.

Xhixho tha se Partia e Lirisë e cilëson të shenjtë detyrimin ndaj brezit të pensionistëve, ndaj po punon për një strategji rishikimi për pensionet e tyre.

“Partia e Lirisë do t’u vijë në ndihmë pensionistëve duke u bërë të mundur atyre: dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomik; indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë; mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistët dhe të përshkruara me recetë mjekësore”, u shpreh Xhixho.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.