Categories: LajmePolitikë

Xhixho: Studentët e mjekësisë e mundën qeverinë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka komentuar nëpërmjet një reagimi në faqen e saj sociale  vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e studentëve të mjekësisë duke shfuqizuar disa nene në ligjin për trajtimin e veçantë të studentëve .

Studentët e Universitetit të Mjekësisë, shkruan Xhixho,  ia dolën ta mundin qeverinë dhe mazhorancën e saj.

“Gjykata Kushtetuese iu dha të drejtë. Ligji antikushtetues me të cilin qeveria kishte planifikuar t’u mbante peng diplomat mjekëve të rinj rikthehet në Kuvend, aty ku u miratua me kartonat e shumicës që e hartoi”, shkruan Xhixho.

Ndaj shkruan ajo, kjo është beteja e fituar e mijëra studentëve që besuan në kauzën e tyre e bashkë me ta edhe e deputetëve të opozitës që u dolën në mbështetje që ditën e parë.

“Kauza e tyre është e drejtë dhe ne do ta mbrojmë sërish në Kuvend sepse besojmë fort se liria duhet të qëndrojë në themel të funksionimit të shtetit”.

 Për deputeten Erisa Xhixho ky vendim duhet ti shërbej kthimit të shpresës që studentët të bëjnë zgjidhjen e parë Shqipërinë dhe mos të detyrohen me ligj.

“Besojmë fort te një Shqipëri që të rinjtë e zgjedhin si vendin ku do të ndërtojnë të ardhmen e tyre, pa qenë nevoja t’i detyrojmë me ligj. Sot u fitua një betejë dhe kjo jep shpresë për hapin e radhës! Bashkë ia dalim”, përfundon Xhixho.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Samiti në Berlin, Kumbaro: Në Shqipëri, 11 marka hotelesh dhe 40 struktura elitare

Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…

2 hours ago

Besimtarët katolikë nisin kreshmet – Imzot Peragine: Ato janë kohë hiri dhe pendese

Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…

3 hours ago

Cilësia dhe përzgjedhja e ushqimit – Shkodranët ndajnë opinione të ndyshme, por preferojnë të gatuajnë vetë

Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…

3 hours ago

Restaurim i pjesshëm tek “Pashko Vasa” – DRTK :Brenda 2025, pritet të nisë dhe zbatimi i projektit për restaurimin e plotë

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…

3 hours ago

Plani social lokal 2025- 2028 / Babani: Synojmë të ofrojmë disa shërbime të reja në Vaun e  Dejës

Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…

3 hours ago

Aktivitet në gjimnazin “28 nëntori” -Nderohen 4 arsimtare që janë në prag pensioni

Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…

3 hours ago

This website uses cookies.