Xho Bajden në Normandi, takim me presidentin Zelenski

Presidenti amerikan Xho Bajden (Joe Biden) ka mbërritur në Paris për një vizitë 5 ditore. Gjatë kësaj vizite, Bajden do të takohet me zyrtarë të lartë, Presidentin Emmanuen Macron, si dhe do të marrë pjesë në festimet e Ditës D në Normandi ku do të mbajë një fjalim të profilit të lartë.
Gjatë vizitës në Normadi, presidenti Bajden do të zhvillojë bisedime me homologun ukrainas Volodimir Zelenski (Volodymyr Zelensky) për përpjekjet e luftës për të zmbrapsur pushtuesit rusë.
Lajmi është bërë me dije nga këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhejk Sulivan (Jake Sullivan), në bordin e fluturimit presidencial për në Paris.