Xhokoviç ruan vendin e parë
Ajo ndaj Alexander Zverev, për Carlos Alcaraz është disfatë e dyfishtë. Tenisti spanjolli u mund 3-1 në çerekfinalet e Australian Open, duke u thënë lamtumirë mundësive të tij për të shtuar turneun australian në rekordet e tij dhe rikthimit nga vendi oqeanik si numri 1 në botë. Novak Xhokoviç, në këtë kuptim, tani mund të marrë frymë lehtë. Serbi, pavarësisht se çfarë do të ndodhë në pjesën e mbetur të turneut, do të mbetet në krye të renditjes botërore.
Kërcënim për tenistin serb ishin Alkaraz dhe Daniil Medvedev, ky i fundit ende në garë në Australian Open, por sado pikë që të fitojë tenisti rus nuk do të mund ta kalojë Xhokoviçin. Ndërkohë që spanjolli nuk e ka të sigurtë as vendin e dytë në renditjen ATP. Në këtë mënyrë, Xhokoviç do të vazhdojë të zgjasë mbretërimin e tij në krye të tenisit botëror.
Kur të përfundojë Australian Open, Nole do të fillojë javën e tij të 409-të në krye të renditjes botërore, një rekord që është i tiji që nga viti 2021 (lojtari i dytë me më shumë javë është Roger Feder, me 310).
Në gjysmëfinalet për femra të Australian Open do të përballen Dayana Yastremska-Zheng dhe Aryna Sabalenka-Coco Gauff. Ndërsa për meshkuj në gjysmëfinale do të përballen: Siner-Xhokoviç dhe Medvedev-Zverev.