Categories: LajmeSport

Xhokoviç takohet me yjet e Milanit

Novak Xhokoviç triumfoi në turneun e Torinos, duke u bërë tenisti më i suksesshëm në historinë e finaleve ATP, duke lënë pas edhe Roxher Federer. Në finale, tenisti serb mundi italianin Jannik Sinner. Por ajo që ra në sy, përtej spektaklit të të dy tenistëve, ishte fakti se në triubunat e Pala Alpitour ishin të pranishëm shumë yje të futbollit. Mes tyre binin në Juan Cuadrado, Antonio Conte, Ismaeal Bennacer dhe Rafael Leao. Pikërisht me këto dy të fundit, tenisti serb, i njohur tashmë si  tifoz i Milanit, ka kaluar kohën pas fitores në turneun e Torinos.

“Jam i shpejtë  pothuajse si ty” – ishte shakaja e Xhokoviçit ndaj Leao. Portugezi tepër i emocionuar për këtë takim i tha Nol: “Sapo u ktheva nga Portugalia dhe erdha këtu menjëherë”, duke nënvizuar rëndësinë që kishte ndjekja e kësaj finaleve prej tij. Ndërsa Novak iu përgjigj: “Gjithmonë forza Milan”.

36-vjeçari nga Beogradi u takua edhe me Antonio Conten duke i treguar vlerësimin dhe respektin që ka për praninë e trajnerit italian në finalen e Torinos. Për Nole është titulli i 98 ATP në karrierë, nga të cilët 24 janë Grand Slem. Nga fitorja në turneun e Torinos, Xhokoviç ka përfituar 4 milionë euro ndërsa Sinner si finalist 2 milionë. Tenisti serb vazhdon të ruajë vendin e parë në renditjen botërore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së forcave të punës për 3-mujorin…

11 minutes ago

Stabiliteti i Ballkanit, NATO mbështet normalizimin e marrëdhënieve Kosovë–Serbi

NATO ka konfirmuar angazhimin e saj për stabilitet në Ballkanin Perëndimor, siç Organizata e Traktatit…

13 minutes ago

Kompany nuk i trembet Interit: Po numërojmë ditët

Fitorja edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Bayer Leverkusenit është vetëm një tjetër pengesë që…

15 minutes ago

Shoqëria civile: Përfshirja e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, moment historik

Qëndresa Qytetare, Instituti i Studimeve Politike dhe Komiteti i Helsinkit kanë vlerësuar si moment historik…

1 hour ago

Stomaku dhe sinjalet që na jep – Është organi më i ndjeshëm në trupin e njeriut

Stomaku është organi më i ndjeshëm në trupin tone edhe ndaj shqetësimeve më të vogla,…

1 hour ago

Krahasimi me Messin dhe Ronaldon në moshën 17-vjeçare tregon madhështinë e Yamal

Nesër Lamine Yamal do të mbushë 17 vjeç e tetë muaj. Dje me një gol…

2 hours ago

This website uses cookies.