Xhorxha Meloni kundër marrëveshjes së partive pro-evropiane për postet e larta në komisione

Kryeministrja e Italisë, Xhorxha (Giorgia) Meloni  ka dënuar marrëveshjen e partive pro-evropiane për postet e larta në komisione.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin italian, Meloni tha se marrëveshja pasqyronte një pikëpamje se “qytetarët nuk janë mjaft të pjekur për të marrë vendime të caktuara” dhe u mor nga ato parti që besojnë se “oligarkia është në thelb forma e vetme e pranueshme e demokracisë”.

Gjashtë liderë evropianë, duke përfshirë Emanuel Makron (Emmanuel Macron), Olaf Sholz (Scholz) dhe Donald Tusk, konfirmuan të martën një plan për të emëruar politikanen e qendrës së djathtë Ursula fon der Lajen (von der Leyen) për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian dhe ndarjen e dy posteve të tjera kyçe mes socialistëve dhe liberalëve.

Në takimin përpara një samiti të BE-së të enjten, gjashtë liderët, të cilët përfshinin gjithashtu kryeministrat e Spanjës, Holandës dhe Greqisë, ishin negociatorët kryesorë që përfaqësonin Partinë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, socialistët dhe liberalët, të cilët së bashku mbajnë 55% të vende në parlamentin e ri evropian.

Meloni është presidentja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, i cili është bërë grupi i tretë më i madh i parlamentit. Por ECR-ja euroskeptike u la jashtë marrëveshjes për punët kryesore.

“Grupi i tretë [më i madh] sot është një grup që nuk pëlqehet nga ata që janë duke vendosur,” tha Meloni, duke e quajtur BE-në një “gjigant burokratik” zgjedhjet e të cilit u diktuan nga ideologjia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.