Numërimi manual i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore që mbështet ish-presidentin Trump në komisionin zgjedhor të Xhorxhas.
Zyrtarët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit më të sigurta. Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet. Xhorxhia është një nga shtatë shtetet që mund të përcaktojë fatin e garës mes kandidatit republikan për president Donald Trump dhe rivales së tij demokrate Kamala Harris.
Në zgjedhjet e vitit 2020, Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12 mijë vota krahasuar me kundërshtarin demokrat Joe Biden. Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2 ne komisionin zgjedhor të këtij shteti , u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një proces numërimi të tillë.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.