Xhovana, 4 dekada kuzhiniere / “Momentet më të vështira janë ndarjet nga jeta”
Kjo është Xhovana Ujka e cila prej 4 dekadash vijon të ushtrojë profesionin e kuzhinieres. Xhovana punon në një institucion sa të bukur, po edhe aq sfidues. Në shtëpinë e të moshuarve Shkodër.
Xhovana tregon se momentet më të vështira për të janë ndarjet nga jeta.
Në 40 vite ka patur ngjarje të ndryshme që kanë shënjuar punën e Xhovanës e cila mbetet shtyllë e këtij institucioni. Jo vetëm kujdes ushqimor, por Xhovana thotë se është moment i vështirë shtrimi i tavolinës, pasi mbetet ndër pjesët që të moshuarit kujtojnë, dëshirojnë dhe ëndërrojnë që të jenë në familje…e kjo brengë përçohet tek secili prej pjesës së administratës në shtëpinë e të moshuarve.