Xhubleta, mes të shkuarës dhe të ardhmes / Domosdoshmëria e mbrojtjes së kësaj veshje të lashtë ishte fokusi i seminarit
Prej më shumë se një viti, arti i dijebërjes së xhubletës, kësaj “pasaporte” të identitetit tonë kulturor, mbrohet nga UNESCO. Për historinë që kjo veshje e lashtë përfaqëson në vetvete por dhe sfidat që e presin për të ardhmen e saj, në Rektoraktin e UNISHK u zhvillua seminari i organizuar nga Instituti i Kërkimeve Rurale në bashkëpunim me Universitetin “Luigj Gurakuqi”, “Xhubleta, mes të shkuarës dhe të ardhmes”. Seminari shërbeu edhe për të prezantuar bashkëpunimin me një prej qendrave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore botërore siç është Venecia.
Studiuesja Luljeta Dano thekson rëndësinë e mbrojtjes së xhubletës.
Xhubleta është një veshje që nxjerr në pah bukurinë e grave malësore. Ajo është e shenjtë për ata që e veshin atë.
Xhubleta, veshja tipike e zonave të veriut, cilësohet si një prej kostumeve më të rralla popullore, me disa lloje e karakteristika, prerjeje e qepjeje, sipas zonave dhe moshave të grave që e vishnin.