Presidenti francez, Emmanuel Macron pritet të paralajmërojë udhëheqësin kinez Xi Jinping mbi rrezikun që paraqet mbështetja që Kina i jep Rusisë në sulmet e saj kundër Ukrainës. Ai do të kërkojë ndihmën e liderit kinez për t’i dhënë fund kësaj lufte. Xi Jinping mbërriti të dielën në Francë për të zhvilluar një vizitë shtetërore. Kjo datë përkon edhe me 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Zgjedhja e Xi Jinping për të vizituar Francën tregon rëndësinë që lideri i shtetit komunist njëpartiak me më shumë se 1.4 miliardë banorë, i jep Macronit dhe këtij shteti si fuqi kryesore europiane.
Dy liderët do të zhvillojnë bisedime në Paris, ku e pranishme do të jetë edhe shefja e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen. E hëna do të mbyllet me një banket shtetëror të organizuar nga presidenti francez në Elize.
Të martën, dy udhëheqësit do të qëndrojnë në malet Pirinej, ku do të zhvillojnë edhe bisedime më private. Ky është udhëtimi i parë i Liderit komunist kienz në Europë që nga viti 2019. Gjatë turit të tij në Europë, Xi Jinping do të vizitojë edhe Serbinë e Hungarinë. Ndërkohë Qindra njerëz nga komuniteti tibetian që jetojnë në Francë protestuan në Paris kundër vizitës së presidentit kinez “Ishte shumë e rëndësishme të organizohej një demonstratë për t’i bërë të ditur, se ai nuk është i mirëpritur,” – tha një nga pjesëmarrësit në tubim.
Presidenti Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh të gjithë shqiptarëve, institucioneve dhe partive…
Të shtunën, në fushën “Skënder Halili” në Tiranë luhet sfida më vendimtare e sezonit për…
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Arben Lushaj, ka mbyllur fushatën elektorale…
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Benet Beci , është takuar me banorë të zonës Dobraç…
Lagjja “Mark Lula” ka qenë ndalesa e radhës e kandidatëve të Partisë Socialiste në Shkodër.…
Postriba, “Nderi i Kombit”, u përzgjodh për mbylljen e fushatës elektorale në njësitë administrative të…
This website uses cookies.