Categories: LajmeSportFutboll

Yamal dhe Olmo magjepsin, Mbappé dështon: Franca jashtë, Spanja në finale

Spanja është finalistja e parë e Euro 2024. Në Mynih, skuadra e De la Fuente mundi 2-1 Francën dhe siguroi kalimin në aktin e fundit të turneut në Berlin.

Në Allianz Arena në pjesën e parë, Kolo Muani (9′) zhbllokoi sfidën me një goditje me kokë pas një asistimi të Mbappe. Më pas “Furitë e Kuqe” reaguan, shtuan xhiron e tyre dhe në pesë minuta përmbysën gjithçka falë një goditjeje magjike me këmbën e majtë nga Yamal (21′) dhe një finalizimi nga Dani Olmo (25′). Gola që ndryshojnë dhe shënojnë inercinë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, në fakt Blutë tentuan të sulmonin me egërsi, por iberikët nuk u dorëzuan dhe rezultati nuk ndryshoi më. Në finale Spanja do të përballet me fituesin e Holandë-Angli.

Mbyllet sfida

86′ – Mundësi për Mbappe, i cili hyri në zonë me topin në këmbë dhe goditi me të djathtën. Topi përfundoi shumë lart.

76′ – Mundësi për Theo Hernandez! Mbrojtësi i Milanit godet me të djathtën në hyrje të zonës, por pa e gjetur objektivin.

63′ – Mundësi me një goditje nga këndi për Upamecano, i mbetur i vetëm në shtyllën e largët. Mbrojtësi ka kohë për të goditur topin me kokë, por goditja e tij humbet objektivin.

57′ – Veprim personal nga Mbappé, i cili hyn në zonë nga e majta dhe më pas pas godet me këmbën e djathtë drejt portës spanjolle. Unai Simon bllokon.

52′ – Taka e Kolo Muanit favorizon aksionin sulmues të Kante. Rodri ndalon dhe ngadalëson aksionin francez me një faull.

49′ – Aksion i Francës që më pas humbet posedimin e topit me Rabiot. Spanja që në këtë fazë e menaxhon ndeshjen pa shumë probleme.

47′ – Veprim i guximshëm mbrojtës nga Maignan, i cili largohet nga zona e tij e penalltisë, ndërhyn në një rrëshqitje ndaj Nico Ëilliams dhe rikuperon topin.

Nis pjesa e dytë

Një pjesë e parë e gjallë dhe plot ide përfundon me Spanjën në epërsi. Franca e nisi më mirë dhe gjeti avantazhin me Kolo Muanin por Spanja nuk u lëkund, organizoi një reagim të qartë dhe konkret dhe brenda katër minutash e kapërceu falë golave ​​të Yamal dhe Olmo.

45’+2′ – Mbyllet pjesa e parë! Spanjë-Francë 2-1.

41′ – Rinisje nga Nico Williams i cili dërgon topin në mesfushën kundërshtare dhe më pas ndryshon lojën për Yamal. Spanjolli gjuan sërish nga distanca, por këtë herë duhet të kënaqet me një goditje nga këndi.

39′ – Skuadra e Deschamps provon me topa të lartë. Laporte dhe Rodri, megjithatë, janë të pozicionuar mirë dhe largojnë kërcënimin.

25′ – GOL! Spanjë-Francë 2-1! Krosimi i Navasit u kthye nga mbrojtja franceze në këmbët e Olmos në zonën e rreptësisë. Numri 10 mban topin në të djathtë dhe shkarkon një goditje të ulët, e cila më pas devijohet nga Koundé drejt portës së tij.

21′ –  GOL! Spanjë-Francë 1-1! Shënon Yamal. Morata i shërben Yamal në mesfushë. Spanjolli i ri i shmang presionin e Rabiot dhe lëshon një gjuajtje me këmbën e majtë, e cila, falë shtyllës, gjen rrugën në të djathtë të Maignan.

11′ – Reagim nga Spanja që provon goditjen qendrore me Olmo dhe Nico Williams. Saliba largon, por skuadra iberike vazhdon të mbajë kontrollin e topit.

9′ – GOL! Spanjë-Francë 0-1! Është Kolo Muani. Mbappé shërbehet nga një kënd i ngushtë dhe kroson drejt shtyllës së largët. Kolo Muani çlirohet nga mbulimi i Laporte dhe me një goditje me kokë mposht Unai Simon.

4′ – Agresivitet në mesfushë, pavarësisht se Spanja përpiqet të marrë menjëherë kontrollin e lojës.

3′ – Fabian Ruiz shërben topin në zonën e rreptësisë, shumë i gjatë për Yamal, veprim që zbehet.

1′ – Fillon gjysmëfinalja! Topi i parë, i luajtur nga Franca.

Gjysmëfinalja e parë e Euro 2024 zhvillohet në Mynih, Spanja dhe Franca përballen me njëra-tjetrën në një klasik të futbollit evropian. De La Fuente, me Navas në të djathtë në vend të Carvajal. Referenca qendrore, Morata me Yamal dhe Williams në anë. Deschamps mbështetet te Kolo Muani me Mbappé dhe Dembelé, Griezmann në pankinë.

SPANJË-FRANCË

Spanja (4-3-3): Unai Simón; Navas, Nacho, Laporte, Cucurella; Olmo, Rodri, Fabián Ruiz; Yamal, Morata, Nico Williams. Trajner: De la Fuente

Franca (4-3-1-2): Maignan; Koundé, Upamecano, Saliba, Theo Hernandez; Kanté, Tchouameni, Rabiot; Dembelé, Kolo Muani, Mbappé. Trajner: Deschamps

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

42 minutes ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

44 minutes ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

47 minutes ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

2 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

2 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

4 hours ago

This website uses cookies.