Yamal zgjedh numrin 19, e ka mbajtur edhe Messi
Lamine Yamal ndryshon numrin. Barcelona ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm xhevahiri i tyre, kampioni i freskët i Evropës me Spanjën, do të lërë 27-shin dhe do të mbajë 19-shin. Për 17-vjeçarin do të jetë numri i tretë i ndryshuar me skuadrën Blaugrana pas 41-shit, të veshur në debutimin e tij në ndeshje në 2022/23, dhe 27 i mbajtur në sezonin e fundit.
Vazhdon “paralelizmi” mes Lamine Yamal dhe Leo Messit. Në fakt, kampioni argjentinas ka veshur edhe fanellën me numrin 19 për tre sezone te Barcelona (nga 2005 deri në 2008) pasi debutoi me numrin 30. Në verën e vitit 2008 argjentinasi trashëgoi numrin 10 nga Ronaldinho që u transferua në Milano. I fundit që e veshi atë te Blaugrana, megjithatë, ishte Ansu Fati, i cili veshi fanellën e Brighton në formë huazimi në sezonin 2023/24.