Yellen paralajmëron Kinën: Nuk do të pranojmë shkatërrimin e industrive të reja për shkak të importeve të lira
Në fund të një vizite katër-ditore në kinë, Sekretarja amerikane thesarit Janet Yellen paralajmëroi Pekinin se Uashingtoni nuk do të pranonte një situatë ku industri të reja shkatërroheshin nga importet kineze.
Në vizitën e saj të dytë në nëntë muajt e fundit me synim lehtësimin e tensioneve mes dy ekonomive më të mëdha të botës, sekretarja Yellen shprehu shqetësim për eksportet kineze të automjeteve elektrike, baterive, paneleve solarë dhe mallrave të tjerë që kanë lidhje me energjinë e gjelbërt të cilat kanë shënuar rritje të ndjeshme së fundmi.
Sipas Yellen, mbështjta shtetërore kineze ka shtuar prodhimin e këtyre produkteve përtej kërkesës vendase për to. Eksportet e lira kineze po kërcënojnë vendet e punës në SHBA dhe kudotjetër u shpreh Yjellen, duke hequr paralele mes kësaj situate dhe asaj që sektori amerikan i prodhimit të celikut pati përjetuar në të shkuarën.
“E kemi parë këtë situatë dhe në të shkuarën. Rreth një dekadë më parë, mbështetja e qeverisë kineze bëri që tregu botëror të mbushej me celik kinez nën kosto, duke shkatërrua industri në botë dhe SHBA”, u shpreh sekretarja amerikane duke vënë në dukje se presidenti Joe Biden nuk do ta pranonte këtë sërish këtë realitet.
Sipas Yellen, komunikimet me zyrtarët kinezë kanë bërë që interesat amerikane të avanconin dhe se se kapaciteti i tepërt industrial i Kinës po shqetësonte aletë në Europë, Japoni, Meksikë Filipine dhe tregje të reja.
Për sekretaren amerikane të Thesarit, një zgjidhje e mundshme afatshkurtër do të ishte që Pekini të nxiste kërkesën e konsumatorit dhe të largohej nga modeli i rritjes përmes subvencionimit të ndërmarrjeve kineze.