Yildiz dhe Vlahovic vulosin fitoren e Juventusit përballë Frosinones
Pas barazimit përballë Genoas një javë më parë, Juventusi rikthehet te fitorja, pasi mposht në transfertë 2-1 Frosinonen. Allegri shpërblehet nga zgjedhjet që bën në sulm, pasi sfida zhbllokohet në minutën e 11-të nga Yildiz, që nisi takimin si titullar në vend të Vlahovic.
Bardhezinjtë mbyllin pjesën e parë në avantazh të një goli, por në pjesën e dytë vendasit reagojnë dhe gjejnë golin e barazimit me Baez.
Allegri hedh në fushë Vlahovic dhe serbi shënon golin e fitores 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Pas këtij suksesi, Juventusi ngjitet në kuotën e 40 pikëve, një pikë më pak se kryesuesit e Interit.