“Yje nën yje si n’kafe t’madhe“/Spektakël me humor dhe këngë shkodrane në sheshin para teatrit “Migjeni“
Natë emocionesh dhe me atmosferë të mrekullueshme nën magjinë e tingujve të muzikës shkodrane dhe humorit të këtij qyteti solli për spektatorët koncerti “Yje në yje si n’Kafe t’Madhe”. Në sheshin para teatrit qytetarët e pranishëm shijuan spektaklin e dritave të projektuar mbi fasadën e institucionit më të rëndësishëm kulturor të qytetit.
Në këtë natë u kujtuan emrat e shquar të estradës që nuk jetojnë më si: Zef Deda, Gëzim Kruja, Tano Banushi etj. Kënga shkodrane erdhi e kënduar nga zëri i artistëve shkodranë si Myfarete Laze, Bujar Qamili dhe Jozefina Simoni ndërsa u ngjitën në skenë edhe mjeshtrat e humorit Drande Xhaj dhe Edmond Halili si dhe aktorët e rinj Akil Varfi dhe Tan Brahimi.Spektakli “Yje nën yje si n’Kafe t’Madhe” u organizua nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si dhe Bashkia Shkodër.