Categories: LajmePolitikëSport

“Yjet e Sportit”, Rama i dorëzon medalje Sylvinhos: Mbështesim FSHF për Europianin!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të sportit”, u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh se të gjithë sportistët që bëjnë arritje në Shqipëri do marrin shpërblimin e merituar.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se shpërblime të tilla në vendin tonë,  janë ndër më të lartat në Europë. Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

“Sot sportistët përfshihen në një sistem që sigurohen edhe pas aktivitetit sportiv që ata kanë, duke pasur siguri për të ardhmen , duke u përfshirë në Forcat e Armatosura  dhe Forcat e Sigurisë .Të gjithë sportistët që arrijnë rezultatet, nga ato modeste deri te mëdhatë, shpërblehen dhe përfshihen në një sistem. Të gjithë kampionët kanë një vend të nderuar në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Në këtë prizëm Kreu i qeverisë u shpreh se shpërblimet për rezultatet dhe arritjet janë një ndër më të lartat në Evropë. Vetëm kështu kemi bërë të mundur që të vijnë sportistë edhe nga vende tjera, që të konkurrojnë me flamurin shqiptar. Kjo gjë është bërë në vendet e mëdhaja.

“Ne i kemi dhënë mbështetje edhe FSHF-së për të pasur lehtësi për Evropianin. Unë besoj se më e mira është e gjitha përpara dhe besoj se jemi në një proces.  Në emër të të gjithëve ju, falënderoj Presidentin e Komitetit Olimpik Europian, i cili na nderon sot me praninë e tij” – tha ai.

“Falënderoj presidentin e Komitetit Olimpik Europian, që na nderon sot me praninë e tij se bashku me sekretarin e Përgjithshëm, rastësia e do që te jetë grek. Rastësia e do që të kemi grek dhe italian”, tha Rama duke shtuar se gjithashtu do të ketë shpërblim për sportistët me medalje.

Gjithashtu, numri një i qeverisë theksoi se do ketë bashkëpunim të plotë me Federatën Shqiptare të Futbollit, në prag të Europianit.

Në fund të fjalës së tij, Kryeministri Edi Rama i dorëzoi medaljen trajnerit të kombëtares Sylvinho.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

6 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

7 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

8 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

8 hours ago

Lesha takim me ish- ushtarakët / Kandidati i PS-së vlerësoi rolin e tyre në këtë fushatë, por edhe në vite

Kandidati i Partisë Socialiste, Besmir Lesha, është takuar me ish- ushtarakë të cilët kanë dhënë…

8 hours ago

Bejleri: Në 2 vite u rikthyen donatorët / Kandidati për deputet i PS-së liston investimet kryesore në Bashkinë Shkodër

Përveç investimeve me fondet e bashkive dhe të qeverisë qendrore, një rol thelbësor në zhvillimin…

8 hours ago