“Yjet shkëlqejnë njësoj” – Dita Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Kujtim Alija”, në bashkëpunim me shkollën speciale “3 Dhjetori”, organizuan aktivitetin nën moton “Yjet shkëlqejnë njësoj “.
Drejtoresha e shkollës “3 Dhjetori” theksoi rëndësinë e përfshirjes së fëmijëve me aftësi ndryshe në aktivitete në të gjitha aspektet e jetës.
Hapësira të barabarta për të gjithë fëmijët, ky është fokusi i qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija”.
Ky aktivitet ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar dhe vlerësuar aftësitë e fëmijëve me nevoja të veçanta, duke kontribuar në integrimin e tyre në shoqëri.