Young Boys-Atalanta, Gasperini: Gjithçka ndryshon në barin sintetik, por…
Atalanta po fluturon në Serie A dhe Champions League, ku ende nuk ka pësuar gol. Ndeshja e pestë është në Zvicër në shtëpinë e Young Boys, skuadër që vuri Interin në vështirësi në këtë sezon. Një ndeshje, ajo e Bernës, që Gasperini i trembet edhe për fushën sintetike të verdhezinjve. “Jemi në një moment shumë të favorshëm, – pranoi trajneri i zikaltërve, – por ky është një tjetër kompeticion dhe ne duam të vazhdojmë rrugën e mirë që kemi nisur”.
Barazimi 0-0 ndaj Celtic është ende një zhgënjim për skuadrën italiane që nuk dëshiron të bëjë gabim duke nënvlerësuar ekipin zviceran. “Duhet të jemi shumë të kujdesshëm – kujton Gasperini – ata kanë ndryshuar trajner dhe po bëjnë më mirë në kampionat. Ata e bënë Interin të luftojë në Champions League dhe kjo tashmë thotë shumë”.