Zaçaj kërkon qëndrimin në krye të Kushtetueses, Gjykata e Lartë çel procedurat për zëvendësimin e saj

4e625f5b-3f21-488c-a91b-f77b4ce171ae

 Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi hapi sot procedurën për zgjedhjen nga Gjykata e Lartë të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese me mandat të plotë 9-vjeçar.

Vendimi i Gjykatës së Lartë vjen pas deklaratave të djeshme të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, e cila u shpreh se 10 marsi 2025 nuk është datë e përcaktuar për përfundimin e mandatit të saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj në lidhje me këtë çështje, Zaçaj u shpreh se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion zyrtar.

Ndërkohë në vendimin e sotëm, Gjykata e Lartë shprehet se koha e përfundimit të mandatit të gjyqtarit zëvendësues në mars 2025 është bërë publike në njoftimet e kryera nga Gjykata e Lartë për hapjen e procedurës së aplikimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Bazuar në këto njoftime, Gjykata e Lartë shprehet se “të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për këtë vend vakant janë informuar për kohëzgjatjen e mandatit”.

Nisur nga fakti se Gjykata Kushtetuese nuk ka përmbushur detyrimin e deklarimit të mbarimit të mandatit të Holta Zaçajt, Gjykata e Lartë, si organ emërtues i ngarkuar nga Kushtetuta, ushtron kompetencën ekskluzive për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, pa u penguar nga asnjë organ tjetër kushtetues.

Po ashtu, ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” detyron kryetarin e kësaj gjykate të përmbushë detyrën e tij funksionale për të hapur procedurat për pranimin brenda 30 ditëve të aplikimeve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Koha e përfundimit në mars 2025 të mandatit të gjyqtarit zëvendësues Holta Zaçaj është e bazuar në Kushtetutë në të gjithë procedurën ligjore që është ndjekur nga njoftimet për hapjen e procedurës së aplikimit”, thuhet në njoftim.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.