Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka deklaruar se Kushtetuta prej 25 vitesh është streha e përbashkët që garanton shtetin e së drejtës dhe të drejtat njerëzore.
Në fjalën e saj në seancën solemne për 25-vjetorin e Kushtetutës, Holta Zaçaj vuri theksin te pavarësia e drejtësisë. Ajo dha dhe një mesazh ndaj politikanëve, duke thënë se kritikat ndaj gjykatave dhe gjyqtarëve të mos i kthejnë në sulme dhe mjete presione.
“Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është sjellja e duhur, e nevojshme dhe e vetme për të zbatuar Kushtetutën. Kritikat ndaj gjykatës dhe gjyqtarëve të saj janë indikator i lirisë së shprehjes, por deri në atë masë që nuk kthehen në sulm dhe mjet presioni ndaj tyre.
Mos të harrojmë, pushteti gjyqësor mund të luajë rolin e tij kushtetues vetëm nëse është i pavarur”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese.
Kjo e fundit e konsideroi Kushtetutën si një vepër madhore të shtetformimit.
“Kushtetuta, vepër madhore e shtetformimit tonë. Kushtetuta prej 25 vitesh është streha jonë e përbashkët që garanton shtetin e së drejtës dhe të drejtat tonë njerëzore. Kushtetuta përfaqëson referencën themelore dhe njësinë matëse për të verifikuar mënyrën e ushtrimit të pushteteve dhe mbrojtjen e respektimin e të drejtave themelore.
Ajo është kryefjala e diskursit tonë të përditshëm”, tha ajo.
Nënkryetari i PD-së Gazment Bardhi ka reaguar në rrjetin e tij social Facebook lidhur me…
Prindër e nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe disa shkollave të tjera, janë ngritur sërish…
Përbërësit për 4-5 persona 700-800g presh 200 ml qumësht 2 lugë e gjysmë me miell…
Dridhja e duarve është një problem i zakonshëm që prek shumë të rritur.Shkaku kryesor i…
Ministria e Mbrojtjes, përmes një postimi sot në rrjetet sociale, ka bërë me dije se…
Njeriu më i moshuar në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare, sipas BBC. Bëhet fjalë…
This website uses cookies.