Zanetti konfirmon: Lautaro dhe Barella do rinovojnë me Interin
Javier Zanetti, nga “tripleta” e famshme me shiritin e kapitenit në krah, te ylli i dytë si zëvendës-president i Interit: për argjentinasin, gëzim i pafund dhe dëshira për të vazhduar të festojë.
I intervistuar nga Radio Serie A, Zanetti foli për sezonin e zikaltërve, festimin e titullit kampion, protagonistët e tij dhe cila mund të jetë e ardhmja e Interit pa u fshehur nga pritshmëritë apo ëndrrat e merkatos:
“Zirkzee? Po flasim për një kampion të madh, të ri, inteligjent. Ai është i talentuar dhe i fortë fizikisht, do të ishte i dobishëm për çdo ekip që lufton për objektiva të rëndësishëm”.
Dhe duke folur për Lautaron dhe Barellan: “Ata po rinovojnë kontratën me 100 për qind”. Të dy lojtarët aktualisht kanë një kontratë me zikaltërit që skadon në vitin 2026.