Zbardhen 4 vjedhje të kryera, zbulohet lokali ku viheshin baste sportive, arrestohen 2 shtetas
Komisariati i Policisë Lezhë dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Implikimi”.Gjatë operacionit u vu në pranga një 47vjeçar, banues në Shëngjin.Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është autor i 4 vjedhjeve në banesa, të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024. Gjatë kontrolleve në banesën e tij u gjetën shuma parash dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, një sasi farash cannabisi dhe një përforcues grushti.Ndërkohë në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, u zbulua një lokal në Laç, ku viheshin basteve sportive me celularë, ndërsa policia arrestoi në flagrancë dy shtetas me banim në Laç. Gjatë kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në lokalin në pronësi të shtetasit A. K., u kapën ai dhe një 41-vjeçar, duke vënë baste sportive, me celularë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët e këtyre shtetasve.Për të dy ngjarjet njofton policia materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.