Categories: Kronikë

Zbardhet konflikti në pikën e karburantit në Lezhë/ Policia arreston tre persona…

Zbardhet konflikti në pikën e karburantit në Lezhë/
Policia arreston tre personat e përfshirë në ngjarje pasditen e së shtunës

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e së shtunës në një pikë karburanti në Lezhë, ku u përplasën fizikisht 3 persona e për pasojë mbeti i plagosur njëri prej tyre shtetas kosovar.Në lidhje me rastin janë arrestuar shtetasit Migjen Mulaj 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone” si dhe shtetasit Nikoll Sokoli 61 vjeç dhe Kujtim Rusi 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se shtetasi kosovar Migjen Mulaj pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativës me automjet, shtetasi Migjen Mulaj është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar, ndërsa në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin 37-vjeçarin nga kosova me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.Materialet në lidhje me rastin i janë referuar prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Burimi

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

7 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

7 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

7 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

7 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

7 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

8 hours ago

This website uses cookies.