Zbardhet vjedhja 100 mijë eurove – Policia e Shkodrës identifikon dhe shpall në kërkim dy persona si autorë të dyshuar

Policia e Shkodrws ka zbardhur ngjarjen në lagjen “Qemal Stafa”, ku dyshohet se në një banesë autorët morën 100 mijë euro , të cilat një çift të moshuarisht i kishin fshehur në dollapin e dhomës së gjumit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash, më datë 12.02.2025, në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të këtij rasti, shtetasit: Frederik Shkambi 27 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim;
Mikel Gjoni, 34 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Vjedhja” me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Vijon puna për kapjen e autorëve njofton policia, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.