Zbatimi i hartës së re gjyqësore ishte në fokus të takimit të zhvilluar të enjten në Ministrinë e Drejtësisë, mes ministrit Ulsi Manja, kreut të Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami dhe kryetarit të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsi Çela.
Ministri i Drejtësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, qëllimi i takimit ishte të diskutohej për përmbushjen e Hartës së Re Gjyqësore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Fierit dhe Gjirokastrës.
Diskutimi u përqendrua në gjetjen e zgjidhjeve për problemet e vazhdueshme që kanë të bëjnë me infrastrukturën dhe ambientet e punës për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore, duke pasur parasysh nevojat afatshkurtra dhe afatgjata.
Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Prokurorin e Përgjithshëm shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjidhjes së problemeve dhe përmirësimit të shërbimeve ligjore për qytetarët.
“Biseduam për ecurinë e zbatimit të Hartës së Re Gjyqësore në Tiranë, Durrës, Fier dhe Gjirokastër, me fokus zgjidhjen e problemit afatshkurtër dhe afatgjatë për godina pune për gjyqtarët dhe prokurorët në këto rrethe gjyqësore”, shkruan Manja.
“Bashkëpunimi dhe dialogu i hapur me kryetaren e KLGJ dhe Prokurorin e Përgjithshëm ofron mundësi për zgjidhjen e problematikave dhe përmirësimin e shërbimeve ligjore për qytetarë”, përfundon Manja postimin e tij.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.