Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë takohen sot në Bruksel
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Beogradit, Petar Petkoviq do të takohen këtë të martë (2 korrik) në Bruksel.
Ishte zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ai i cili konfirmoi mbajtjen e takimit mes dy kryenegociatorëve në kuadër të procesit të normalizimit të dialogut Prishtinë-Beograd.
Stano bëri me dije gjithashtu se në fokus të takimit me dy kryenegociatorëve do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.
Gjithashtu edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmoi takimin mes Bislimit dhe Petkoviq, ndërsa u shpreh se punë për zhbllokimin e marrëveshjes vijon këtë të martë në Bruskel.
Më 26 qershor, dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) u takuan në Bruksel në kuadër të raundit të ri të dialogut të nivelit të lartë.
Por takimi mes tyre nuk prodhoi asnjë rezultat pozitiv, duke u konsideruar si një mundësi e humbur për dy vendet nga ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, Jim O’Brien.
Arsye, kushtëzimi i takimit nga Kurti me përmbushjen e tre kërkesave, ku përfshiheshin nënshkrimi i marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët kanë rënë dakord pavarësisht se nuk e kanë firmosur, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia ka refuzuar zyrtarisht zbatimin e marrëveshjes me Kosovën si dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.