Categories: LajmeRajoni

Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë takohen sot në Bruksel

Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Beogradit, Petar Petkoviq do të takohen këtë të martë (2 korrik) në Bruksel.

Ishte zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano ai i cili konfirmoi mbajtjen e takimit mes dy kryenegociatorëve në kuadër të procesit të normalizimit të dialogut Prishtinë-Beograd.

Stano bëri me dije gjithashtu se në fokus të takimit me dy kryenegociatorëve do të jetë nisja e zbatimit të marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e arritur mes liderëve vitin e kaluar në Bruksel dhe Ohër.

Gjithashtu edhe përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, konfirmoi takimin mes Bislimit dhe Petkoviq, ndërsa u shpreh se punë për zhbllokimin e marrëveshjes vijon këtë të martë në Bruskel.

Më 26 qershor, dy liderët e Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) u takuan në Bruksel në kuadër të raundit të ri të dialogut të nivelit të lartë.

Por takimi mes tyre nuk prodhoi asnjë rezultat pozitiv, duke u konsideruar si një mundësi e humbur për dy vendet nga ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euro Azinë, Jim O’Brien.

Arsye, kushtëzimi i takimit nga Kurti me përmbushjen e tre kërkesave, ku përfshiheshin nënshkrimi i marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën palët kanë rënë dakord pavarësisht se nuk e kanë firmosur, tërheqjen e letrës me të cilën Serbia ka refuzuar zyrtarisht zbatimin e  marrëveshjes me Kosovën si dhe dorëzimin në Kosovë të Millan Radoiçiqit dhe grupit të tij, të dyshuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

10 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

11 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

11 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

11 hours ago

This website uses cookies.