Zbërthehet një tjetër aplikacion që përdorej nga grupet kriminale, hetimet zbuluan 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë
Një ekip i përbashkët hetimor që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze ka zbërthyer një tjetër shërbim të sofistikuar të mesazheve të koduara, MATRIX.
Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.
Gjatë një operacioni të koordinuar të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u zbërthyen nga autoritetet holandeze dhe franceze dhe veprimet vijuese u ekzekutuan nga homologët e tyre italianë, lituanianë dhe spanjollë.
MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një personi të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.
Infrastruktura për të zbërthyer MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani. Më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.