Zbërthimi i 7 bandave nga SPAK, 4 efektivë të implikuar në aktivitete kriminale

Zbërthimi i dosjes “Metamorfoza 2”, një nga aksionet më të mëdha të SPAK që nisi mëngjesin e 17 majit të 2024-ër çoi çmontimin e 7 bandave kriminale dhe zbardhjen e 21 ngjarjeve te ndodhura për hesap të tyre.

50 urdhër-arreste për emrat më të njohur të botës së krimit dhe sekuestrimi pasurie me vlerë mbi 4,5 milion euro.

Edhe këtë herë në krye të këtyre grupeve qëndron i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Matiaj i zhdukur prej 8 gushtit 2022. SPAK ka zbuluar 2 aleanca të fuqishme që kanë vënë përballë 4 grupe kriminale kundër dy të tjerave.

Ervis Martinaj ka bërë aleancë me Arben Ndokën-ish deputeti e PS për të vrarë Durim Bamin dhe Fatmir Hysein.

“Në qendër të këtyre grupeve kriminale është grupi kriminal i krijuar dhe drejtuar nga shtetasi Ervis Martinaj, i cili është në aleancë me grupin kriminal që vepronte në qytetin e Lezhës të drejtuar nga shtetasi Arben Ndoka. Këta dy grupe kriminale, për arritjen e qëllimit kriminal kanë kontaktuar anëtarë të një grupi tjetër kriminal i cili vepronte në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, të dy këto grupe kriminale  kanë rekrutuar vrasës me pagesë të cilët veprojnë kryesisht në zonën e Fushë – Krujës dhe në zonën e Burrelit. Po kështu për të realizuar qëllimet kriminale Ervis Martinaj, kontakton shtetasin Viktor Imeri, i cili sapo kishte përfunduar vuajtjen e dënimit me burgim i kërkon vrasjen e shtetasit Fatmir Hyseni. Në ndihmë të grupeve kriminale të drejtuara Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, vijnë  edhe shtetasit Emiljani Shullazi dhe A.Avdylaj, të cilët edhe pse në kushtet e paraburgimit ndihmojnë Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka, në realizimin e qëllimit kriminal që është vrasja e Durim Bami. Emiljano Shullazi kontakton me të hetuarin T. B., të cilit i kërkon vrasjen e Durim Bami. Po kështu Emiljano Shullazi, siguron informacione për lëvizjet e Durim Bami. Dhe këto informacione i’a vë në dispozicion shtetasit Arben Ndoka,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Por nuk mbetet pas grupi rival Durim Bami në aleancë me Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin kërkojnë vrasjen e Ervis Martiajt dhe Arben Ndokës.

“Nga ana tjetër në zonën e Fushë Krujës spikat grupi kriminal i drejtuar nga shtetasi Durim Bami, i cili shfaqet në konflikt të hapur me grupet kriminale të drejtuara nga shtetasit Ervis Martinaj dhe Arben Ndoka. Grupi kriminal i drejtuar nga Durim Bami, bën aleancë me një grup kundërshtar të shtetasit Ervis Martinaj, dhe që drejtohet nga shtetasit Leoanard Duka dhe Fatmir Hyseni, persona me precedentë të theksuar kriminal me qëllim vrasjen e Ervis Martinajt dhe Arben Ndokës dhe anëtarëve të tjerë të këtyre grupeve kriminale”.

Por pse Martiaj do të vdekur Fatmir Hyseni anëtar të klanit Duka?

Përplasja mes Klanit Duka dhe Ervis Martinajt ka nisur pas prishjes së pazareve të lojërave të fatit mes tyre.

Përplasja mes grupit të Ervis Martinaj dhe vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka kulmoi me eliminimin e ish-policit Santiago Malko, një prej miqve më të afërt të Martinaj. Vrasje e cila dyshohet se u krye nga Klani Duka, mbrëmjen e 27 gushtit 2019, në rrugën ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë. Klani “Duka”, ose siç njihet ndryshe në Tiranë si “banda e Romëve”, ka kontraktuar Fatmir Hysenin nga Vlora pjesë e “grupit të Çamëve” për të eliminuar fizikisht, Santiago Malkon, ky i fundit shok i biznesmenit të lojërave të fatit Ervis Martinaj.

Kjo vrasje erdhi pasi Klani Duka kishte dështuar në ekzekutimin e Martinaj. Përplasja mes Martinajt dhe Dukëve, duket se kishte nisur për lojërat e fatit. Por ku thuhet se Martinaj, mori peng dhe dhunoi babain e vëllezërve Duka. Gabim të cilin Klani Duka nuk ia fali kurrë Martinajt.

Por vrasja e Malkos, do të ishte vetëm fillimi i fundit të pandalshëm të eliminimit të grupit të Ervis Martinaj. Më 30 maj 2020, një tjetër atentat, këtë herë brenda një hoteli, në aksin Mamurras-Lezhë, do t’i merrte jetën biznesmenit Bujar Lika dhe mikut të tij, Paulin Gjergji. Lika, ishte mik i ngushtë me Ervis Martinaj. Atentat që shpejt u pasua nga një tjetër vrasje. Viktimat këtë herë brenda këtij grupi, do të ishin Erigers Mihasi dhe miku i tij Armand Dumani, të cilët u ekzekutuan barbarisht më 13 nëntor 2021, në Tiranë, në zonën e Unazës së Re, brenda makinës së tyre.

Viti kalendarik u mbyllej me një tjetër humbje në radhët e grupit të Martinaj, Can Karriqi. Edhe ky një ushtar i Ervis Martinaj i cili u ekzekutua më 23 dhjetor 2021, në Kamëz, brenda një makine. Dyshimet për këto krime ranë mbi Klanin Duka. Por duket se Martinaj, nuk kishte llogari të hapura vetëm me këtë Klan. Por edhe me të tjerë grupe siç ishin vëllezrit Bami të cilët ishin aleat të Dukave dhe i bashkonte rivali i përbashkët.

Një nga këto përplasje të shpallura, ishte edhe ajo me familjen Reçi në Kurbin, familje, e cila më 1 nëntor 2021, humbi në atentat në qytetin e Laçit, ish-policin, biznesmenin, Xhelal Reçi. Ngjarje, ku thuhet se një nga autorët që qëlloi ishte Brilant Martinaj, kushëriri tashmë i ndjerë i Ervis Martinaj i cili u ekzekutuar, bashkë me dy miqtë e tij, tek mbikalimi i Fushë Krujës, mesditën e 17 korrikut 2022.

Nga ana tjetër aleati i Ervis Martiajt Arben Ndoka dyshonte se Durim Bami ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka, në dhjetor të 2017-ës.

Në mesin e personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest dhe janë ushtruar kontrolle nga ana e SPAK, është dhe shtetasi Ervis Doçi, i njohur me nofkën ‘Visi i Pojës’. Në shtëpinë e këtij të fundit janë gjetur 3 milion euro cash të fshehura tek një fuçi të groposur. Banesa e Doçit ndodhet në zonën e Shkozetit në Durrës. Doçi ka qenë subjekt i OFL-së, ndërsa emri i tij është lakuar edhe pse jo zyrtarisht, si pjesë e personave që mund të jenë përfshirë në zhdukjen e të shumërkërkuarit të policisë, Ervis Martinaj. Gjetja e këtyre parave ngre edhe më shumë dyshime për përfshirje e tij në zhdukje e Martiajt pasi është folur që për zhdukje e tij janë paguar pikërisht 3 milion euro.

SPAK ka zbardhur gjithashtu atentatin e vitit 2020 në Tiranë ku u hodh në erë makina me të cilën udhëtonte Preng Gjini, i cili mbeti i plagosur rëndë në atë kohë. Në dosje thuhet se personi që kreu atentatin është nipi i Kastriot Reçit, Edison Reçi. 

Në njoftimin e SPAK theksohet se personi i cili informonte Reçin për të gjitha lëvizjet e Gjinit ishte Klodian Shahini, me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve  dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Lezhës.

Po ashtu SPAK ka hedhur dritë edhe mbi atentati ndaj te ashtuquajturit Leksi i druve. Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën  i njohur si “Leksi i Druve”. Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks. Arian Tuku është dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së. Gjithashtu, 36-vjeçari Tuku ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Atentati ndaj Durim Bamit u bë më nëntor të 2020, ku ndaj tij u qëllua me 5 plumba dhe mbeti i plagosur kushëriri i tij Ervin Kodra.

Një ngjarje tjetër e zbardhur nga SPAK është edhe dhuna ndaj bashkëshortit të gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda, Saida Dollani. Nga bisedat e SKY ka rezultuar se organizator i dhunimit dhe më pas vendosjes së pistoletës në gojë të burrit të gjyqtares, është Emiljano Shullazi.

Gjithçka ishte bërë nga brenda burgut me qëllim që Saida Dollani, të jepte dorëheqjen nga procesi penal kundër Shullazit, Gilmando Danit, e 4 personave të tjerë që po zhvillohej në gjykatën e Apelit për Krime të Rënda.

Sipas dosjes penale të finalizuar tashmë nga SPAK, njerëzit kryesorë që kanë bërë të mundur rrahjen brutale të burrit të Saida Dollanit, janë Emiljano Shullazi, ish-deputeti i PS, Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj.

Zbardhja e këtyre ngjarjeve nga SPAK hedh dritë edhe mbi ngjarje të tjera që ka ndodhur për llogari të këtyre bandave ndaj dosja metamorfoza nuk mbaro këtu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.