Zbulim i ri për astmën – Shkencëtarët gjejnë si të parandalojnë krizat e sëmundjes
Shkencëtarët e Kolegjit të Mbretit në Londër kanë zbuluar një shkak që e bën sëmundjen e astmës kronike duke iu dhënë shtysë shpresave për një trajtim që mund ta parandalojë atë. Aktualisht shumë trajtime për astmën bazohen tek ideja që ajo është sëmundje inflamatore.
Megjithatë, fakti që një sulm astme ngushton rrugët e frymëmarrjes, dhe vështirëson frymëmarrjen e bën atë të rrezikshme deh kërcënuese për jetën. Sipas studimit të ri, publikuar në revistën Shkenca, shumë karakteristika të një sulmi astme, përfshi inflamacionin, prodhimin e tepërt të mukozës dhe dëmi që I shkaktohet barrierës së rrugëve të frymëmarrjes që parandalon infeksionet vijnë si pasojë e një ngushtimi mekanik të rrugëve të frymëmarrjes. Gjetjet e studimit sugjerojnë se kur rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, çojnë në vdekjen e qelizave epiteliale në barrierën e këtyre rrugëve, pra dëmtohet barriera çka pasohet nga inflamacioni dhe prodhimi I tepërt I mukozës. Nëse arrihet bllokimi I procesit të vdekjes së këtyre qelizave, atëherë parandalohet inflamacioni, mukoza dhe dëmi I shkaktuar nga një sulm astme.
“Zbulimi ynë është rezultat I një pune dhjetëvjeçare. Si biologë qelizash që vëzhgojnë proceset, mundëm të shihnim se ngushtimi fizik i rrugëve të frymëmarrjes gjatë një sulmi astme shkakton shkatërrim të barrierës mbrojtëse të tyre. Pa këtë barrierë, ata që vuajnë nga astma kanë shumë gjasa të përjetojnë inflamacion afatgjatë dhe infeksione që shkaktojnë sulme të tjera. Duke kuptuar këtë mekanizëm themelor, jemi tashmë të aftë të parandalojmë këto dukuri”, u shpreh studiuesja Jody Rosenblatt nga Kolegji I Mbretit në Londër.
Pavarësisht se është një sëmundje e përhapur, shkaqet e astmës ende nuk janë të qarta. Mjekimet që përdoren rëndom trajtojnë pasojat e saj, duke hapur rrugët e frymëmarrjes dhe qetësuar inflamacionin, çka ndihmon në mbajtjen nën kontroll por jo parandalimin e saj.