Zbulimi i rastësishëm i bakterit natyral ndihmon në luftën kundër malariesShke…
Zbulimi i rastësishëm i bakterit natyral ndihmon në luftën kundër malaries
Shkencëtarët kanë gjetur një lloj bakteri natyral që mund të ndihmojë në ndalimin e transmetimit të malaries nga mushkonjat te njerëzit.
Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi një koloni mushkonjash në një eksperiment nuk zhvilloi parazitin e malaries.
Studiuesit thonë se bakteret mund të jenë një mjet i ri për të luftuar një nga sëmundjet më të vjetra në botë e cila vret 600,000 njerëz çdo vit.
“Shkalla e infeksionit te mushkonjat filloi të zvogëlohej dhe kështu deri në fund të vitit mushkonjat thjesht nuk do të infektoheshin me parazitin e malaries,” thotë Dr. Janneth Rodrigues, e cila drejtoi studimin.
Ekipi ngriu mostrat nga eksperimenti i tyre i vitit 2014 dhe u kthye dy vjet më vonë për të eksploruar se çfarë kishte ndodhur.
Studime të mëtejshme zbuluan se një lloj specifik i baktereve TC1 i cili është natyrshëm i pranishëm në mjedis, kishte ndaluar zhvillimin e parazitëve të malaries në organizmin e mushkonjave.
Të dhënat e reja të publikuara në revistën Science sugjerojnë se bakteret mund të zvogëlojnë ngarkesën e parazitëve të mushkonjave deri në 73%.
Në bashkëpunim me Universitetin Johns Hopkins, shkencëtarët e GSK zbuluan se molekula që vret bakterin e malaries mund të gëlltitet nga mushkonja nëse përzihet me sheqer ose të përthithet përmes kutikulës së saj.
Shpresa është që duke zhvilluar këtë ndërhyrje të bazuar në baktere, shkencëtarët së shpejti mund të kenë një mjet tjetër kundër një prej sëmundjeve më të vjetra në botë./BBC/