Zbulohen detaje nga Asambleja me dyer të mbyllura e PS-së. Fokusi i diskutimeve, riorganizimi i partisë
Asambleja Kombëtare e PS-së vijon punimet me dyer të mbyllura që prej orës 11:00, ndërsa gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani ka bërë me dije detaje lidhur me atë se çfarë po diskutohet nga socialistët.
Deri më tani ka mbajtur fjalën Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ndërsa po raportojnë sipas radhës edhe drejtuesit politikë të qarqeve, si dhe përfaqësues të tjerë të PS-së.
Shkodrani thekson se socialistët po zhvillojnë një analizë të thelluar, teksa fokusi kryesor është riorganizimi i partisë, përqendruar kryesisht në ato qarqe ku ka patur problematika, referuar zgjedhjeve të fundit lokale.
Në fjalën e tij, Klosi ka kërkuar një angazhim më të madh nga drejtuesit politik të PS-së në qarqe dhe një analizë të detajuar të problematikave. Ndërkohë, kryesocialisti Edi Rama nuk e ka mbajtur ende fjalën e tij.
Në një prononcim të shkurtër për mediat para nisjes së Asamblesë, Rama tha se bëhet fjalë për një takim pune të socialistëve, teksa theksoi se nuk do të ketë ndryshime në qeveri.