Zbulohen kapitujt që do të çelen- Shqipëria, 7 porta për ekonominë edhe pa hyrë në BE
Ministrja e shtetit dhe kryenegociatorja, Majlinda Dhuka është deklaruar me besim për çeljen e kapitujve të parë të anëtarësimit. Në fjalën e saj në Kongresin e Partisë socialiste, kreu i palës shqiptare për bisedimet e anëtarësimit siguroi se ekspertët shqiptarë janë gati për procesin.
“Ekipi i negociatave të Shqipërisë beson, bazuar në pregatitje se Shqipëria është sot gati të çelë negociatat me BE-në për grupin e parë të kapitujve të njohura si themeloret”, theksoi Dhuka.
Kryenegociatorja iu referua planit të ri ekonomik të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kur shpalli se Shqipëria mund të përfitojë nga BE edhe pa u bërë anëtare me të drejta të plota.
“Para se të bëhet anëtar me të drejta të plota, Shqipëria mund të përfitojë në 7 porta hyrëse në këtë treg si në energji, transport, telekomunikacion si edhe zonën europiane të pagesave me euro”, tha ajo.
Të njëjtat terma janë të vlefshme sipas Ministres Dhuka edhe për sektorin bankar.