Zbulohen parcela me kanabis, asgjësohen mijëra rrënjë, policia në kërkim të autorëve
Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të këtij megaoperacioni u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.Konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjetën në Postribë dhe asgjësuan 2785 bimë narkotike. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes, gjetën në Toplanë dhe asgjësuan 969 bimë narkotike. Policia thotë se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Para pak ditësh nga kontrollet intensive të territorit, u asgjësuan po në Postribë dhe në Velipojë, mijëra rrënjë dhe fidanë cannabisi ku policia identifikoi, dhe vuri në pranga autorin e kultivimit në Velipojë.