Zbulohen parcela me kanabis, asgjësohen mijëra rrënjë, policia në kërkim të autorëve

Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Në vijim të këtij megaoperacioni u evidentuan dhe goditën 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.Konkretisht shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjetën në Postribë dhe asgjësuan 2785 bimë narkotike.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejes, gjetën në Toplanë dhe asgjësuan 969 bimë narkotike.  Policia thotë se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.  Para pak ditësh nga kontrollet intensive të territorit, u asgjësuan po në Postribë dhe në Velipojë, mijëra rrënjë dhe fidanë cannabisi ku policia identifikoi, dhe vuri në pranga autorin e kultivimit në Velipojë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

10 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

10 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

10 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

11 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

11 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

13 hours ago

This website uses cookies.