Zbulohen raste të vjedhjes së energjisë / Policia e Malësisë së Madhe procedon tre shtetas

Specialistët për hetimin e krimeve të komisariatit të policisë Malësi e Madhe referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë tre shtetas nga Malësia e Madhe, pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua se kishte ndërhyrje në matësit e energjisë elektrike që furnizonin banesat e këtyre shtetasve. Policia njofton se materialet procedurale i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.