Zbulohet lidhja midis sëmundjes së Alzheimerit dhe cilësisë së dobët të gjumit …

Zbulohet lidhja midis semundjes se Alzheimerit dhe cilesise se dobet
Zbulohet lidhja midis sëmundjes së Alzheimerit dhe cilësisë së dobët të gjumit
Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis sëmundjes së Alzheimerit dhe cilësisë së dobët të gjumit. Studiuesit e Qendrës për Mjekësinë e Gjumit në Spitalin Molinette dhe Universitetin e Torinos kanë shpjeguar për herë të parë mekanizmin që lidh sëmundjen me gjumin.
Studiuesit ekzaminuan efektin e gjumit te minjtë e predispozuar gjenetikisht ndaj depozitimit të beta-amiloidit, një proteinë që dëmton në mënyrë të pakthyeshme funksionet njohëse të kafshës edhe kur janë të rinj. Punimi u botua në revistën shkencore ndërkombëtare Acta Neuropathologica Communications.
Studiuesit thonë se pushimi i natës në pacientët me sëmundjen e Alzheimer-it shpesh shqetësohet deri aty sa mund të ketë ndryshim të ritmit gjumë-zgjim, por është vënë re gjithashtu se vetë shqetësimet e gjumit mund të ndikojnë negativisht në rrjedhën e sëmundjes.
Në pacientët që nuk plotesojnë orët e gjumit , si nga pikëpamja sasiore ashtu edhe nga cilësia, vërehet një rritje e depozitimit të proteinës (beta-amiloide) në tru, e implikuar në gjenezën e sëmundjes Alzheimer.